Fillojnë protestat kundër Kurtit, Klinaku: Kemi kërkesat tona si veteranë, protestë për çdo padrejtësi

schedule16:33 - 15 Korrik, 2023

schedule 16:33 - 15 Korrik, 2023

Në Kosovë ditën e sotme kanë nisur protestat e organizuara nga Shoqëria Civile kundër Albin Kurtit dhe politikave të tij të gabuara që kanë izoluar Kosovën nga ndërkombëtarët. Sikur të mjaftonte kjo, përgjimet e publikuara të Mimoza Kusari Lila e cila komunikon me Milan Radojçiç, i shpallur non – grata nga SHBA, kanë thelluar akoma më shumë krizën e qeverisë së Kosovës.

Në Ballkan Update ka qenë i ftuar përfaqësuesi i “Shoqatës se Veteranëve të Luftës”, Faton Klinaku, organizatë e cila ditën e sotme i është bashkuar protestës.

Klinaku tha se organizata do të protestojë sa herë që të shohë që këtij vendi po i bëhet padrejtësi.

“Protestat janë organizuar nga shoqërua civile, por ne si organizatë të dalur nga lufta, meqenëse e kanë organizuar dhe kanë për qëllim të kundërshtojnë këto veprime të qeverisë, pastaj Kuvendi në preukupon edhe ne si organizata për shkak se edhe ne kemi pasur kërkesat tona. Ne mund ta organizonim vetë, për dukeqenëse këta e kanë thirrur për çështje të ndryshme që e preukupojnë këtë shoqëri, ne natyrisht për çdo padrejtësi do i bashkangjitemi pa dyshim” tha ai.

Ai theksoi se ditën e djeshme kryesia e Organizatës së Veteranëve ka pasur një mbledhje ku përpos vendimin për të dalë ditën e sotme në protestë, ata në vazhdim do të shqyrtojnë mundësinë e organizimit të protestave të tjera.

Ne kishim mbledhjen e kryesisë se Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe përpos vendimin që u ndërmor që ne t’i bashkohemi kësaj proteste, ne morën edhe disa vendime që do shqyrtojmë edhe protestat tona të ardhshme” u shpreh Klinaku.

Në lidhje me deklaratën skandaloze të  Ministrit të Brendshëm Xhelal Zveçla në lidhje me UÇK, ai tha se i kërkon të gjithë protestuesve të sotëm që të jenë dinjitoz dhe të qetë, sepse qeveria për të hequr vëmendjen nga shumë të këqija që i ka shkaktuar këtij populli, ndoshta do përplasje.

Unë kërkoj nga ata që protestojnë sot te jenë dinjitoz dhe të qetë, se për të hequr vëmendjen nga shumë të këqija që i ka sjellë këtij vendi kjo qeveri, normalisht që kërkon ndoshta që të ketë përplasje.

Sic e keni parë, zëdhënësi i kësaj qeveria tha që ne kemi kontakte të rregullta, por unë kam pirë kafen  si shok lufte që kemi qenë me këshilltarin e Kurtit, por mbledhje me qeverinë ne kemi më shumë se një vit që nuk kemi bërë” shtoi Klinaku.

Në lidhje me publikimin e përgjimeve mes Mimoza Kusari Lila dhe anëtarë të Listës Serbe, Klinaku tha se ata fakti që ata kanë kontakte me Listën Serbe nuk përbën skandal,  pasi kjo ka qenë edhe me qeveritë e tjera dhe ata kanë të drejtat e garantuara në Kushtetutë, por fakti që diskutohet çështj  e veteranëve është skandaloze.

Pse kanë kontakte me Listën Serbe, kjo ka qenë edhe në qeveritë e kaluara, sepse ata i kanë të drejtat e garantuara në Kushtetu dhe nuk mund të krijohet as qeveria e Kosovës pa të. Por pse e diskutojnë çështjen e veteranëve të luftës duke pasur për bazë që ne kemi luftu me ta, kjo është skandaloze. PO ashtu pse flasin me Rodojcic kjo nuk duhet të kalonte në heshtje nga Prokuroria” tha në fund Fation Klinaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!