Nisin protestat kundër Kurtit/ Nënkryetari i AAK: Ka prishur raportet me aleatët! Sa më shpejt të ikë, më mirë për Kosovën

schedule11:32 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:32 - 15 Korrik, 2023

PRISHTINË – Ndërsa veteranët e UÇK dhe opozita, përgatiten për të protestuar këtë të shtunë në Prishtinë, nënkryetari I AAK Pal Lekaj, thotë se sa më parë kjo qeveri të ikë në shtëpi, aq më mirë është për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në një bisedë me gazetaren e ABC Neës, Linda Karadaku e cila do të ndjekë nga afër protestën e parashikuar për t’u mbajtur këtë pasditë në Prishtinë, Leka tha se Kurti ka prishur marrëdhëniet me të gjithë aleatët e Kosovës.

“Ky kryeministër i ka prishur të gjitha raportet me ata që na kanë ndihmuar në kohë të vështira si SHBA dhe BE, që bashkarisht e kemi ndërtuar këtë shtet të pavarur.

Tani jemi në një pikë ku më shumë po përkrahet Serbia se Kosova. Sa më parë kjo qeveri të shkojë në shtëpi aq më mirë është për qytetarët e Kosovës.” u shpreh ai, ndërsa u shpreh se AAK do të përkrahë këto protesta, sepse janë legjitime dhe kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!