Tensionet dhe përplasjet në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku: Dhuna ishte e paimagjinueshme

schedule16:50 - 14 Korrik, 2023

schedule 16:50 - 14 Korrik, 2023

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cilësoi tensionet dhe përplasjet të enjten në Kuvendin e Kosovës si një skandal të madh. Në një lidhje live për ‘Ballkan Update’, Lushtaku tha se i hodhi ujë Kurtit si një reagim simbolik për skandalin e përgjimeve, në të cilat përfshihet Mimoza Kusari-Lila.

Por siç theksoi deputeti, pas këtij veprimi, u përball me një dhunë të paimagjinueshme nga ana e qeverisë Kurti.

“Së pari më vjen keq që qeveria e Kosovës tregoi dhunë ndaj deputetëve që në mënyrë simbolike kanë prezantuar kundërshtimin ndaj një super skandali në Kosovë që ka të bëjë lidhjet e qeveverisë Kurti me një kriminel ndërkombëtar dhe aktivitetet tona simbolike kanë acaruar zëvendës kryeministrin që është çuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një pankartë ku prezantohet Kurti si gënjeshtar.

Me nxitjen e tij, në mënyrë spontane kam reaguar për të mbrojtur aktivitetin tonë dhe në këtë kohë tensionesh dhe nxehtësie dhe jo vetëm prej motit dhe skandalit, mendova që në mënyrë simbolike të lagim me ujë kryeministrin dhe zëvendës kryeministrin jo se do të pastronte gjynahet e tyre por për t’i kthjelluar me përgjegjësinë e tyre por hasa me një dhunë të paimagjinueshme dhe pati përplasje të ndryshme.“, tha Lushtaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!