Vllaznia ka pësuar një humbje të thellë 3-1 në Belfast nga Linfield, në ndeshjen e parë të Conference League.
Kështu kuqeblutë janë pothuajse me një këmbë jashtë këtij kompeticoni, edhe pse kanë ndeshjen e kthimit në Loro Borici një javë më pas.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbull pa gola ndërsa sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 57′ me autor Mckee.
Kuqeblutë në rënie të lirë pësuan dhe 2 gola të tjerë me vendasit që realizuan 2 herë sërish me Mckee 68′ dhe Scott 76′.
Në limit Vllaznia u zgjua duke realizuar golin e vetëm me Juric.