Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm, Kuvendi miraton dekretin me 75 vota pro

schedule21:07 - 13 Korrik, 2023

schedule 21:07 - 13 Korrik, 2023

Me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar këtë të enjte dekretin e presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Në vend të tij është emëruar Taulant Balla me 75 vota ishin pro. 16 deputetë kanë votuar kundër ndërsa 1 ka abstenuar.

Kujtojmë që Çuçi u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm të shtunën nga kryeministri Edi Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, ku të afërmit e ish deputetit Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!