Publikimi i përgjimeve, gazetari: Kurti nuk duhet që t’i dalë Kusarit në mbrojtje

schedule16:51 - 13 Korrik, 2023

schedule 16:51 - 13 Korrik, 2023

Gazetari Visar Duriqi ka komentuar dhunën e ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Kuvendin e Kosovës, në momentin që kryeministri Kurti po fliste.

Duriqi në një lidhje direkte për “Ballkan Update”, është shprehur se një ndër shkaqet kryesore është injorimi që mazhoranca i ka bërë opozita gjatë këtyre viteve në qeverisje.

Sipas gazetarit, Vetëvendosje e ka problem që metodat e ndjekura më parë nga ajo të vihen sërish në përdorim, siç ishte në rastin e pankartave.

“Një rast i ngjashëm mund të ishte edhe kur PSD kishte bërë disa vizatime në rrugë për Albin Kurti dhe aktivistët kanë shkuar dhe e i kanë fshirë por për to përdorja e metodave të tjera për shkaqe negative ato reagojnë. Edhe termi protestë për VV është problem pasi ato mendojnë se e kanë ato si meritë këtë. Thirrja e Konjufcës për tu future policia brenda është një veprim i keq, pasi dëmto demokracinë. Besnik Bislimi në kohën kur është hedh gazin është distancuar, dhe kur flet me studentët e përshkuajnë si arrogant. Në këtë moment shihet momenti kur Lushnaku i hedh ujë, Bislimi i hedh shishen. Sherri më shumë nis pasi merr goditjen me shishe”, ka thënë ndër të tjera Duriqi.

Ndërkohë në lidhje me audiopërgjimet, gazetari shprehet se Kurti e ka si strategji që i mbron njerëzit e tij çfarëdo që ato të bëjnë ai nuk merr masa se nuk do të dalë para qytetarëve si njeri që gabon.

“Para këtyre kemi parë edhe audiopërgjimet e zv ministrit të Kurtit, për afera korrupsioni dhe Kurti e ka mbrojtur dhe për çdo anëtar të vetëvendosjes Albin Kurti nuk merr masa dhe nuk i shkarkon. Kjo do të thotë se me këtë rast tregon se çfarëdo që të bëni ne i kemi vendosur pika tona, por nëse do të shikojmë shkarkimin e Kusarit është një lloj dorëzimi. Kurti nuk do që ti dorëzohet opinionit publik, pasi nëse ti pranon se ke bërë gabim të humb shenjtëria. Qeveria e Vetëvendosjes nuk është demokratike”, është shprehur ndër të tjera gazetari.  /abcnews.al