Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nisin negociatat në Kosovë/ A do të sjellë takimi Kurti-Hamza një marrëveshje për institucionet?

schedule10:31 - 10 Korrik, 2026

schedule 10:31 - 10 Korrik, 2026

Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Takimi vjen pas ftesës që Kurti ua bëri një ditë më parë tre liderëve politikë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, me qëllim diskutimin për formimin e institucioneve të reja.

Para hyrjes në takim, Kurti tha se pret një diskutim konstruktiv, me qëllim konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në takim do të diskutohet për parime dhe se, sipas tij, nuk ka vija të kuqe në komunikimin me partitë politike. Hamza u shpreh optimist se mund të gjendet një zgjidhje që do të çojë drejt krijimit të institucioneve të reja.



“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë.

Fillimisht për prioritetet, se unë kam garuar me një program, kam garuar me disa prioritete, nuk kam garuar për me i pasë 4-5 vetë ministra, 5-6 vetë, për me pasë këtë pozicion a atë pozicion, po kam garuar me pasë ambient më të mirë për biznesin, me pasë partneritet me aleatët tonë edhe me miqtë tanë, po edhe si partner me i trajtu. Me i rrit pagat, me i rrit pensionet e shumë prioritete të tjera”, tha Hamza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!