Volodymyr Zelensky ka falënderuar Gjermaninë për furnizimin me raketa Patriot, pas një bisedë që zhvilloi me kancelarin Olaf Scholz në samitin e NATO-s në Vilnius.
“Ne folëm për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s me kancelarin Scholz. Faleminderit për mbështetjen tuaj! Kemi arritur një marrëveshje për raketat Patriot nga Gjermania. Kjo është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës nga terrori rus!
Jam mirënjohës për gatishmërinë e Gjermanisë për mbështetjen afatgjatë të Ukrainës dhe mbrojtjen tonë të lirisë. Programet e mbështetjes afatgjata janë sinjali më i mirë për të gjithë në botë se Europa jonë do të mbetet një hapësirë sigurie dhe paqeje, tha Zelensky.
/abcnews.al