Studimi zbulon tre arsye pse gratë preferojnë burra me hundë të mëdha

schedule08:50 - 12 Korrik, 2023

schedule 08:50 - 12 Korrik, 2023

Adrien Brody, Adam Driver, Bradley Cooper, Marlon Brando, Vincent Cassel, Harry Styles, meshkujt me hundë të mëdha janë të lezetshëm dhe seksi.

Sipas një studimi një hundë e madhe i bën më simpatikë, u jep një ajër që nuk mund ta përcaktosh, por të pëlqen.

Më poshtë, do të shihni 3 arsyet kryesore që madhësia e hundës ka vërtet rëndësi:

Meshkujt me hundë të madhe kanë më shumë muskuj

Hulumtimet kanë treguar se meshkujt priren të kenë hundë më të mëdha se femrat, sepse ata kanë nevojë për më shumë oksigjen për të ruajtur masën e tyre muskulore.

Duket më i zgjuar

Çfarë kanë të përbashkët Aiden Brody, Marlon Brando dhe Bradley Cooper? Nëse do të jetonin në Egjiptin e lashtë, priftërinjtë do t’i konsideronin ata tepër inteligjentë. Dhe në kohën greke dhe romake, një hundë e madhe dhe e gjatë nënkuptonte gjithashtu forcë dhe fuqi.

Ata kanë epsh të çmendur

Hundët e mëdha janë të lidhura me testosteronin dhe mashkulloritetin e lartë dhe kjo tregon gjithçka, sipas hulumtimit të botuar në revistën Evolution and Human Behavior./abcnews.al