Ukraina do të jetë pjesë e NATO-s, tha Zelenskiy në fjalimin e tij.
“Ne jemi ende duke punuar në formulimin, por ne tashmë e kuptojmë faktin që Ukraina do të pjesë e aleancës”, tha Zelensky
“Dhe ne po punojmë që të jemi pjesë e aleancës sa më shpejt që jetë e mundur,” tha presidenti ukrainas duke theksuar se samiti i Vilniusit duhet të konfirmojë se Ukraina është tashmë “de fakto” një anëtare e NATO-s pasi ajo ka armët e saj dhe ndan vlerat e njejta me aleancën.
“Edhe nëse kanë qëndrime të ndryshme, është e qartë se Ukraina meriton të jetë pjesë e aleancës”, tha Zelenskiy.
“Jo tani, se jemi në luftë, por ne kemi nevojë për një sinjal të qartë. Dhe ne kemi nevojë për këtë sinjal tani.”
/abcnews.al