Pjesa e parë mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur me avantazhin minimal të verilindorëve, 1-0. Autori i golit të vetëm në këtë fraksion të parë të lojës ishte Kristal Abazaj. Sulmuesi anësor i Kukësit shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 17’, duke shtangur portierin Bakaj. Ky gol ka vendosur dhe fatet e pjesës së parë./abcneës.al
KATEGORIA SUPERIORE
“Elbasan Arena” (19:00)
KUKËSI – TIRANA 1-0
Abazaj 17′
Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Rroca, Limaj, Musolli, Abazaj, Shkurtaj, Gavazaj. Trajner: Sh. Duro
Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Hasani, Batha, Kale, Halili, Ngo, Kobinah. Trajner: A. Mema