Objektivi Balogun, Chelsea “sfidon” Milan e Inter

schedule17:56 - 9 Korrik, 2023

schedule 17:56 - 9 Korrik, 2023

Pas nënshkrimit me Christopher Nkunku dhe “bomberin” senegalez, Nicholas Jackson, tashmë “blutë” e Chelsea kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për sulmuesin  e Arsenal, Folarin Balogun, i cili përveç “londinezëve” ndiqet gjithashtu dhe nga Milan e Inter.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat, “blutë” kanë nisur kontaktet e para me “topçinjtë”, të cilët e kanë bërë tepër të qartë, që për kartonin e 21-vjeçarit, nuk do të pranojnë më pak se 60 milionë euro.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lam pas, Balogun ishte i huazuar te skuadra e Reims në elitën e futbollit francez, ku në 39 paraqitjet e zhvilluara arriti të shënojë plot 22 gola, si dhe të dhurojë 3 asistime. /i.m /abcnews.al