FOTO+VIDEO | Tërmeti në Tiranë, panik te qytetarët dhe dëme të rënda

schedule17:44 - 21 Shtator, 2019

schedule 17:44 - 21 Shtator, 2019

Disa minuta më parë, dy tërmete njëri pas tjetrit tronditën Tiranën dhe paniku mes qytetarëve ishte i madh. Rreth orës 16:05, një tërmet 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik tronditi Tiranën, Durrësin dhe disa zona tjera. Në kryeqytet, qytëtarët vrapuan për të dalë nga banesat e tyre, pasi dëmet nuk munguan.

Disa pallate kanë pësuar dëme të mëdha, ku vihen re shumë shembje dhe çarje të mureve. Dëmet më të mëdha kanë qenë në Fakultetin e Gjeologji Minierës, ku muret e larta janë shembur dhe kanë rënë mbi disa makina të parkuara, të cilat janë shkatërruar plotësisht.

Edhe në lagjen e Astirit, dëmet kanë qenë të mëdha, madje qytetarët kanë kërcyer nga dritaret për të shpëtuar. Një situatë shumë kaotike dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në panik. Sallat e Komandimit në të gjitha drejtoritë Vendore të Policisëjanë vënë në lëvizje, ndërsa qytëtarëve iu është njoftuar që për çdo problem, të kontaktojnë në numrin 112, për t’iu ofruar ndihma e nevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!