Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG njofton nënshkrimin me Hernandez

schedule14:57 - 9 Korrik, 2023

schedule 14:57 - 9 Korrik, 2023

PSG ka njoftuar nënshkrimin me mbrojtësin Luca Hernandez nga Bayern Munich në faqen e tyre zyrtare.

Shuma e transferimit ishte afërsisht 45 milionë euro. Kontrata e futbollistit 27-vjeçar me klubin francez është deri në verën e vitit 2028.

“Unë jam shumë i ngazëllyer! Kam pritur për një kohë të gjatë mundësinë për t’iu bashkuar PSG-së dhe më në fund ndodhi. Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi Hernandez.

Hernandez bëri 11 paraqitje për Bayernin sezonin e kaluar, duke shënuar një gol dhe një asistim. Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin e kombëtares franceze me 45 milionë euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!