Video/ Me pranga në duar, policia publikon pamjet e arrestimit të 4 autorëve të tjerë të dhunës në Borizanë

schedule15:59 - 8 Korrik, 2023

schedule 15:59 - 8 Korrik, 2023

Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e arrestimit të 4 personave të tjerë të ndaluar këtë të shtunë lidhur me dhunën e ushtruar në Borizanë vetëm dy ditë më parë, duke e cuar në 8 numrin e personave të ndaluar deri më tani.

Policia njoftoi arrestimin e tyre pas kontrolleve të ushtruara në 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

“Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

LEXO EDHE: Dhuna për guroren, shkon në tetë numri të arrestuarëve, Policia: Organizatorë Xhelal dhe Rexhep Rraja, të dorëzohen

Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Policia e Shtetit ka organizuar grupe të posaçme operacionale dhe hetimore për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe operacioni nuk do të ndalet deri në kapjen e organizatorëve dhe personave të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.