Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi ngel pas, Kumbulla rikthehet në stërvitje

schedule15:16 - 8 Korrik, 2023

schedule 15:16 - 8 Korrik, 2023

Më e keqja ka kaluar dhe Marash Kumbulla është rikthyer sërish në stërvitje te Roma e tij. Pas atij dëmtimi katastrofik që mori në përballjen ndaj “kuqezinjve” të Milan, në fundin e muajit prill.

Nga klubi “verdhekuq” është bërë me dije se së bashku me “bomberin”, Tammy Abraham dhe “fantazistin”, Stephan El Sharaaëy, të parë në seancën stërvitore përpara startit të fazës përgatitore ishte dhe Kumbulla.

Përveç se për “kryeqytetasit” italianë, Kumbulla pritet të jetë i gatshëm dhe për teknikun Sylvinho, në përballjet tejet decisive të shtatorit ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në Pragë dhe Polonisë më 10 shtator në Tiranë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!