Roberto Gagliardini është një hap larg që të jetë lojtari i Monza. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, para se të nënshkruajë kontratën e re me klubin e Brianzas pasdite dhe njoftimi zyrtar mund të arrijë në mbrëmje.
Gagliardini do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion deri në vitin 2025, me rinovimin që do të nisë automatikisht nëse Monza mbijeton në Serie A./h.ll/abcnews.al