Të përballur me një pamje të pabesueshme, mjekët në një spital në Korenë e Jugut gjetën një oktapod të ngulitur në fytin e pacientit të tyre.
Burri nga Singapori kishte nevojë për ndihmë mjekësore për të zbuluar se çfarë po i shkaktonte shqetësimin e fortë në fyt. Siç zbuluan mjekët, të gjitha këto simptoma ishin për shkak të një oktapodi të ngecur në fyt.
Pacienti kuptoi se diçka nuk shkonte pasi filloi me të vjella pas një vakti që përmbante ndër të tjera dhe një oktapod në pjatë. Për shkak të problemeve me gëlltitjen, ai shkoi në spital për të kërkuar ndihmë.
Sipas New York Post, mjekët kryen menjëherë një skanim CT. Ekzaminimi rezultoi se molusku ishte fiksuar 2 cm nga kufiri ezofag-stomak.
Doctors flabbergasted after finding octopus in patient’s throat https://t.co/RAWkFCwxLE pic.twitter.com/nTx6kJL0B4
— New York Post (@nypost) July 5, 2023
Pasi përpjekjet fillestare për të shtyrë ose tërhequr oktapodin ishin të pasuksesshme, mjekët e drejtuan endoskopin përtej oktapodit në stomak dhe e kthyen mbrapsht. Më pas ata përdorën pincë për të kapur kokën e tij dhe për ta hequr atë nga fyti i pacientit.
Burri nga Singapori u shërua pas operacionit dhe u lirua pas dy ditësh./abcnews.al