FUSHË KRUJË- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Valter Bamit, i cili akuzohet për atentatin në Larushk ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja.
Polica thotë se në dorën e majtë të Valter Bamit i janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.
Në dëshminë e parë, Bami deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Deri me tani akuzën e ka për armëmbajtje deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin./ abcnews.al