Pasi siguruan shërbimet e mesfushorit të Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, tanmi “kuqezinjtë” e Milan janë shumë pranë nënshkrimit me një tjetër lojtar të “bluve”, teksa bëhet fjalë për anësorin amerikan, Christian Pulisic.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, pas marrëveshjes për kushtet e kontratës dhe “presionit” të amerikanit, klubet janë afër përfundimit të një marrëveshjeje transferimi prej 22 milionë eurosh.
Për rrjedhojë negociatat po kalojn në fazën përfundimtare dhe pas zyrtarizimit të Pulisic, bordi i Milan po mendon për të gjetur një marrëveshje me skuadrën e Villarreal, për “fantazistin” nigerian, Samuel Chukëueze. /i.m /abcnews.al