Së bashku me Ancelotti te Brazili, legjenda e futbollit pritet të jetë pjesë e stafit në kombëtare

schedule14:42 - 6 Korrik, 2023

schedule 14:42 - 6 Korrik, 2023

Si trajner i Brazilit, Carlo Ancelotti mund të ribashkohet me një nga nxënësit e tij të vjetër. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Kaka mund të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri të Brazilit.

Kaka ka qenë lojtar i stërvitur nga Carlo Ancelotti te Milan mes viteve 2003 dhe 2009, dhe kështu ato mund të ribashkohen sërish së bashku, si bashkëpuntor i teknikut italian.

Ancelotti do të jetë trajner i kombëtares braziliani duke filluar që nga vera e vitit 2024, të paktën kështu siguroi presidenti i Federatës së Futbollit./h.ll/abcnews.al