Kampion me Monaco dhe Man. City, rrëfimi i fenomenit Bernardo Silva

schedule21:08 - 20 Shtator, 2019

schedule 21:08 - 20 Shtator, 2019

Manchester City ka vendosur dominimin absolut në Angli gjatë tre sezoneve të fundit dhe “Cityzens” duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Këtë gjë e pranon dhe ylli i kësaj skuadre, Bernardo Silva. 25-vjeçari ka folur sot për mediat britanike, ku ka pranuar se me Manchester City është më e thjeshtë të fitosh trofe se me Monaco, ekip me të cilin luajti para se të transferohej në Angli.

“Manchester City është ekipi më i mirë në Angli, ndoshta dhe në Europë. Gjithsesi, ne lojtarët mundohemi të mos fokusohemi shumë të kjo gjë, por vetëm te ndeshja e radhës. Jemi munduar prej shumë kohësh që të krijojmë një identitet në fushën e lojës dhe hap pas hapi po ia dalim që të arrijmë në objektivat tona. Pep Guardiola është një trajner i madh, shumë i suksesshëm dhe i qartë me ne lojtarët.

Këtu ka shumë yje, emra shumë të njohur, por asnjëri nuk mundohet të dalë mbi shokët e skuadrës dhe jemi një grup shumë i fortë. Të fitosh titullin me Manchester City është shumë më e lehtë se me Monaco, për shkak të kualitetit që kemi në skuadër”, tha mes të tjerash sulmuesi portugez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!