I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përveç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuca dhe kreun e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barban, për situatën në veri.
Lajçak përmes një postimi në Twitter shkruan se me këto dy përfaqësues ka diskutuar nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin, dhe mundësitë për kontributin e organizatave tona.
“Një shkëmbim i rëndësishëm dhe i dobishëm mendimesh me kreun e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barban, dhe komandantin e KFOR-it Angelo Ristuch. Diskutuam situatën aktuale të tensionuar në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin, dhe mundësitë për kontributin e organizatave tona”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë kujtojme se Lajçak, pas një takimi me kryeministrin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Aljbin Kurti, tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të ecin përpara “duke respektuar tri pikat”, e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve./abcnews.al