Bërnabiç për kthimin në dialog: ‘Topi është në fushën e Prishtinës’

schedule22:03 - 4 Korrik, 2023

schedule 22:03 - 4 Korrik, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi sot në Bruksel se’topi është në fushën e Prishtinës’ kur bëhet fjalë për kthimin në dialog.

Bërnabiç u shpreh se është e nevojshme, para së gjithash, të ndalohet arrestimi i serbëve në Kosovë pa asnjë provë, shkruan Euronews Serbia.

Bërnabiç gjithashtu theksoi se është e nevojshme të kryhet tërheqja e njësive speciale të policisë së Kosovës nga veriu.

“Kjo është arsyeja pse Lajçak po vjen në Beograd dhe presidenti Vuçiç e diskutoi këtë me kryeministrat Rutte dhe Bethel. Folëm për këtë dhe ende nuk kemi asgjë, asnjë afat kohor apo saktësisht se çfarë duhet bërë, por sigurisht që topi është në fushën e Prishtinës”, nënvizoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!