Spanjollët e Osasuna nuk kanë arritur t’i gëzohen kualifikimit për në sezonin e ardhshëm të Conference League, me skuadrën e La Liga, që ka marrë ditën e sotme një dënmit të rëndë nga UEFA, me këtë të fundit që i kanë përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet evropian, për shkak të trukimit të ndeshjeve.
Gjykata sportive në Spanjë ka dënuar Osasuna-n pas shumë vitesh të kaluara në sallat e gjyqeve, për trukimet e rezultateve të ndeshjeve në La Liga në sezonin 2013-2014, kur nëpërmjet pagesave ndaj klubeve të tjera, dakordësohej për rezultate të caktuara që i mundësonin mbijetesën në La Liga.
UEFA gjithashtu bëri me dije 2 javë më parë, se Osasuna ishte përjashtuar nga Conference League, pavarësisht se klubi kishte siguruar pjesëmarrjen pas pozicionimit në vendin e 7-të në kampionat, ndërsa ditën e sotme vetë klubi konfirmoi me anë të një komunikatë zyrtare se i njëjti vendim kishte qëndruar në fuqi nga Komisioni i Apelit të UEFA-s.
Kështu, në vend të Osasuna, tashmë vendin e këtyre të fundit pritet ta zënë “baskët” e Athletic Bilbao, të cilët në edicionin e fundit të La Liga u renditën në vendin e 8-të në kampionat. /i.m /abcnews.al