“Ai përcaktoi krijimin e Kosovës”, Nazarko: Çfarë mesazhesh përcolli vizita e Bill Clinton

schedule18:50 - 4 Korrik, 2023

schedule 18:50 - 4 Korrik, 2023

TIRANË- Analisti Mentor Nazarko komentoi vizitën e ish-presidentit të SHBA-së në Tiranë. Ai tha se vendimi SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në vitin 1999 ndaloi gjenocidin e kryer nga Jugosllavia ndaj shqiptarëve të Kosovë, dhe gjithashtu arriti të mbronte edhe integritetin territorial të Shqipërisë.

“Përfshirja e SHBA, në konfliktin e Kosovës, kishte një moment, që ishte ndalimi i gjenocidit për shqiptarët e Kosovës, por edhe mbrojtja edhe integritetit territorial të Shqipërisë nga sulmet  e ish-Jugosllavisë”, theksoi ai.

I ftuar në “Special Report”, Nazarko theksoi se vizita e Clinton ka qenë e planifikuar muaj përpara dhe nuk ka lidhje me përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, ide kjo e cila siç tha ai është shtjelluar edhe nga disa opinionistë.

“Vizita e Clinton ka qenë e koordinuar më përpara, dhe nuk ka lidhje me nevojën që ka Shqipëria  për të qenë më ndikuese në Kosovës duke përdorur Clinton. Është një vizitë që Rama e parapriu disa muaj përpara, ku kriza ne Kosovë nuk kishte arriturit në këto përmasa, kështu që koincidenca është tërësisht e rastit”, theksoi ai.

Për Nazarkon, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë përcaktoi krijimin e Kosovës, kur dha urdhër që të bombardohej ish-Jugosllavia.

“Clinton përcaktoi krijimin e Kosovës me vendimmarrjen e vet. Rrezikoi luftën e tretë botërore. Vizita e Clintonit ishte një kujtesë e mirë për një pjesë të opinionit publik në Kosovë, e cila është bombarduar nga një propagandë e re, e cila mohon historinë. Janë revizionistë të historisë. Vizita në një kuptim e theksoi rolin historik të Shqipërisë, e cila ndihmoi në ruajtjen e ekzistencës së kombit shqiptar në Kosovës duke  strehuar vë2llezërit nga Kosova dhe Shqipëria e sotme nuk është më një shteti i dobët si atëherë. Është një shtet që ka një reputacion ndërkombëtar shumë më të fortë dhe vizita e Clinton ndihmoi për këtë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!