Shakira dhe Gerard Piqué thuhet se ishin në një lidhje të hapur për tre vjet para ndarjes së tyre të hidhur pas thashethemeve për tradhtinë e futbollistit.
Çifti njoftoi fundin e lidhjes së tyre pas 12 vitesh qershorin e kaluar mes thashethemeve se Pique 36-vjeç, kishte tradhtuar superyllin kolumbian, dhjetë vjet më të madhe nga ai, me një studente 23-vjeçare.
Pique, i cili tani po takohet hapur me Clara Chía Martí, mohoi pretendimet e lidhjes në atë kohë, duke këmbëngulur se “nuk kishte asnjë tradhti nga ana e tij”.
Gazetari spanjoll José Antonio Avilés ka këmbëngulur që nga ajo kohë që Shakira dhe Piqué kishin një marrëdhënie të hapur të pranueshme reciprokisht për tre vjet para ndarjes së tyre.
“Ekziston një marrëveshje sipas së cilës ‘ti bën atë që dëshiron dhe unë bëj atë që dua unë’, por para mediave ne jemi ende një çift,” tha Avilés për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas El Nacional de Catalunya.
Pretendimet për një marrëdhënie të hapur besohet se vijnë nga rrethi i ngushtë i miqve dhe familjes së Piqué-s, me shumë që thuhet se kanë mbetur të habitur nga raportet e ish-partneres së tij për tradhti.
“Mjedisi i futbollistit është i tronditur nga deklarata e Shakirës”, shtoi Avilés. “Ai u mërzit kur e mori vesh nga shtypi”.Shakira: Ajo ishte në një lidhje të hapur me Gerard Piqué për tre vjet para ndarjes së hidhur
Gjithashtu gazetarja Pilar Vidal shtoi: “Pique nuk dëshiron që të ketë spekulime se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia. Ajo u befasua nga deklarata, sepse është ajo që merr iniciativën”.
Shakira që atëherë është zhvendosur në Miami pasi mori kujdestarinë e plotë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha./abcnews.al