Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë ku një automjet tip “Volksëagen“ me drejtues një 47 vjeçar ka aksidentuar një këmbësor. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”.
62 vjeçari që ka mbetur i plagosur është dërguar në spital ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al