Ruçi: 3 gjëra që ndodhën të hënën s’kanë ndodhur në 27 vite

schedule11:21 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 11:21 - 20 Dhjetor, 2017

Kryeparlamentari Ruçi e cilësoi si të papreçedentë atë që ndodhi në jashtë dhe brenda në Parlament gjatë seancës për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, duke renditur 3 aspekte që sipas tij nuk ishin regjistruar kurrë në 27 vite të jetës parlamentare. Komentet erdhën gjatë konferencës së përbashkët  për shtyp me homologun e Maqedonisë, Talat Xhaferri, i cili duke krahasuar ngjarjen me sulmin ndaj Parlamentit të Shkupit, tha se nuk pajtohej me dhunën ndaj institucioneve.

 

Herë në opozitë e herë në mazhorancë, Gramoz Ruçi i ka jetuar të 27 vitet e Parlamentit pluralist shqiptar, ku edhe ai pranon se ka ndodhur shumëçka. Por seanca e fundit që drejtoi, ajo e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, sipas kryeparlamentarit ishte e papreçedentë për 3 arsye.

“E para, asnjë opozitë e derimëtanishme nuk ka ndodhur që anëtarët apo simpatizantët t’i kundërvihen me forcë policisë për të zaptuar parlamentin, në asnjë rast në 27 vjet, ky është rasti i parë.

E dyta, në asnjë rast nuk ka ndodhur që parlamentarët në seancën e parlamentit të përdorin dhunë dhe mjete të forta deri në këpuce e mjete tymuese drejt kabinetit qeveritar apo drejtuesit të seancës.

Dhe e treta, në asnjë rast nuk ka ndodhur ushtrim dhune ndaj deputetëve për tu privuar të drejtat e tyre si parlamentarë për të ushtruar aktivitetin e tyre, për tu privuar të drejtat e tyre si parlamentarë për të ushtruar legjitimitetin e tyre për tu rrëmbyer kartat për t’i penguar në votim”,- u shpreh Ruçi.

Duke iu referuar vjedhjes së kartave elektronike të mazhorancës nga ana e opozitës, Ruçi pohoi se 3 deputetë të PS-së nuk mundën fare të votonin, mes tyre edhe prej firmëtarëve që propozuan emrin e Arta Markut.

I Zonjës Felaj dhe zotit Manjaj, këta dy deputetë nuk votuan, këta ishin firmëtarë të kandidates së prokurores së përgjithshme të përkohshme, nuk votuan”- vijoi Ruçi.

Sa i përket deputetëve socialistë që në mungesë të kartave të tyre, shfrytëzuan ato të kolegëve të opozitës për të votuar, Ruçi shpjegoi se ata kanë depozituar sqarim me shkrim të votës pranë sekretarisë së Kuvendit.

“Në parlament të gatshëm për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 73 deputë. Sipas tij 3 deputetë nuk votuan se nuk kishin të drejtë të votonin ngaqë ju ishin marrë kartat. Nëse nuk do t’u ishin marrë kartat nuk do të kishte 69 vota por 72 vota në favor të prokurores.

Këto komente kryeparlamentari Ruçi i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që pasoi takimin mem homologun e Maqedonisë, Talat Xhaferri, i cili u pyet gjithashtu mbi seancën e fundit, për një krahasim me dhunën e regjistruar disa muaj më parë në Parlamentin e Shkupit.

“E drejta e protestës është e drejtë e çdokujt, por si deputet dhe kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me dhunën ndaj institucionit më të lartë ligjvënës Parlamentit, sepse  dhuna nuk është instrumenti i duhur i luftës politike”- u shpreh Xhaferri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!