PD: Qato u largua pas prishjes së pazareve me Ballukun

schedule12:50 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:50 - 20 Shtator, 2019

Partia Demokratike e lidh dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato me konfliktin me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për tenderin e rrugës Kardhiq-Delivinë. Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikoi dokumenta që sipas saj vërtetojnë se dy funksionaret e larta të qeverisë ishin në konflikt mes tyre pasi donin të favorizonin dy kompani të ndryshme për të fituar tenderin.

Largimi i Sonila Qatos nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Rrugëve për Partinë Demokratike nuk ishte tregues përgjegjshmërie përballë akuzave publike por rezulatat i një lufte të brendshme me ministren Belinda Balluku për tenderin Kardhiq-Delvinë. Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se për këtë tender kompania “Vëllezërit Hysa” bënte pazar me Sonila Qaton ndërsa “Gjoka Konstruksion” bëri pazar me Belinda Ballukun.

Sipas demokratëve vendimi për anulimin e tenderit është marrë nga Edi Rama pasi u bë publik konflikti mes drejtoreshës së ARRSH dhe ministres Balluku.

Për Tabakun, Qato e Balluku ishin të dyja  në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në këtë tender por  u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Drejtoresha e Agjensisë së Rrugëve dha dorëheqjen pasditen e të enjtes, vendim që erdhi menjëherë pas një padie në gjykatë nga kompania Gjoka Kontruksion për korrupsion. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!