Kancelari gjerman këtë të dielë ka reaguar në lidhgje me trazirat e fundit që po zhvillohen në Francë.
Në një intervistë të dhënë për mediat kancelari Olaf Scholz ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me protestat e dhunshme të vazhdueshme në Francë, të cilat çuan në anulimin e një vizite zyrtare në Gjermani nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ne kemi lidhje miqësore me Francën dhe jemi një çift që sigurohet që Bashkimi Evropian, i cili është kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë, kështu që sigurisht që po e shikojmë me shqetësim atë që po shpaloset në vend,” ka thënë Scholz.
Gjithashtu ai ka theksuar se është i bindur se kreu i shtetit francez do të gjejë mjetet për të përmirësuar shpejt situatën.
Nga ana tjetër ishte parashikuar që Macron të zhvillonte një vizitë zyrtare këtë të diel në Gjermani por për shkak të trazirave e ka anuluar./abcnews.al