Teksa masat ndëshkuese të Bashkimit Europian kane hyre ne fuqi, qeveria e Kosovës nuk i ka bërë publike ato ne kuvendin e saj.
Ramush Haradinaj, kreu I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shkroi në Facebook se me ndëshkimet që po merr Kosova mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit është sot një Mocion Kombëtar.
“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.
Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.
Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.
Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!”, ka thënë Ramush Haradinaj kreu i AAK-së.
Ndersa Ish-kryeministri i Kosoves Abdullah Hoti ka reaguar ne lidhje me këto sanksione te forta, duke kërkuar një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar me tej veprimet e nevojshme nga qeveria, të cilët e cilësoi si te padenje për të udhehequr.
“Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimii MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi I fondeve të IPA, pezullimi I takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.
Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situa të të re.
Kuvendi duhet të mblidhet në séance të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.
Ku ështëPresidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çon Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit. Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, është shprehur Avdullah Hoti.
Por jo vetemish-kryeministriHoti, edhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku shpreh se politika e Kurtit është duke çuar Kosovën në rënie, dhe se shteti nuk ka qene me keq nderkombetarisht se sot.
“Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.
Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka thënë ai.
Memli Krasniqi Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka shkruar në Facebook se nuk duhet të lejohet që Kosova të humbasë mbështjetejn e Aleatëve të saj vetëm për shkak të qasjes aventureske të Albin Kurtit.
“Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin tonë, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.
A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti.
Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj”, ka theksuar Krasniqi. /abcnews.al