Jose Mourinho ka vendosur të mos përfshihet në shumicë dhe të sjellë në Romë yllin e shuar, Mason Greenwood. Sulmuesi anglez ka një kohë të gjatë që nuk luan pasi ka qenë nën hetim dhe i arrestuar për përdhunimin me dhunë ndaj partneres së tij.
Tashmë, mbi lojtarin anglez, nuk ka më asnjë akuzë pasi partnerja e tij ka tërhequr denoncimin dhe kanë rinisur jetën së bashku.
Kështu, Jose Mourinho po mendon t’i japë një shans lojtarit dhe dëshiron ta sjellë në Itali për t’i rigjetur formën e tij të dikurshme. Manchester United ka topin tashmë në fushë dhe kështu do të vendosin ata se si do të jetë e ardhmja e Greenwood./h.ll/abcnews.al