Frenkie de Jong ka katër vite që është pjesë e Barcelonës dhe në çdo merkato përflitet për largimin e tij.
Mesfushori holandez gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron largimin nga Camp Nou dhe dëshira e tij është të vazhdoj qëndrimin te Barcelona. Por edhe këtë verë duket se ofertat për të nuk mungojnë dhe Manchester City është skuadra e radhës që shprehur interesim.
“The Sun” ka raportuar se City është gati të bëjë një ofertë të madhe për transferimin e De Jong prej 90 milionë paund. Barcelona është e hapur ta largojë yllin e tyre, por De Jong po këmbëngul për qëndrimin në Camp Nou.
Pasi kanë humbur Ilkay Gundogan dhe nuk arritën të siguronin shërbimet e Declan Rice, kampioni në fuqi i Evropës po kërkon një lëvizje sensacionale për mesfushorin holandez.
Drejtuesit e dy klubeve pritet që të kenë biseda të tjera edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga Barça./ h.ll/abcnews.al