“Eksodi” i largimeve në radhët e “bluve” të Chelsea, duket se nuk kanë të ndalur këtë verë, teksa tashmë radhën për t’u larguar nga “Stamford Bridge” e ka ish-kapiteni spanjoll, Cesar Azpilicueta.
Teksa raportohej për një kalim te “zikaltërit” e Inter, ditën e sotme duket se gjithçka ka ndryshuar e sipas raportimeve më të fundi nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, tashmë Atletico Madrid është favorit për nënshkrimin e spanjollit.
Sipas Romano, negociatat mes Azpilicueta dhe “los colchoneros” janë në një fazë tepër të avancuar, pasi familja e tij dëshiron një rikthimin në Spanjë e mesa duket 33-vjeçari do të jetë përforcimi më i ri për mbrojtjen e teknikut Simeone. /i.m /abcnews.al