Mbyllet çështja “Negreira”, UEFA lejon Barça-n të marrë pjesë në Champions League

schedule19:36 - 30 Qershor, 2023

schedule 19:36 - 30 Qershor, 2023

Dyshimet ishin të shumta, mirëpo ditën e sotme UEFA ka vendosur se Barcelona do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm, të UEFA Champions League, me klubin “katalanas” që akuzohej për korrupsion, pas zbulimit të një listpagese prej miliona eurosh, në llogari të ish/nënkryetarit të Komitetit Teknikik të Gjyqtarëve të La Liga, Jose Maria Negreira.

Pas përfundimit të hetimeve nga hetuesit e UEFA, organizata më e rëndësishme e fubtollit në Evropë, vendosi të mos pengojë “blaugranat” të marrin pjesë në Champions, sezonin e ardhshëm, pavarëisht 7.3 milionë eurove të marrë nga Negreira.

Ndërkaq, kujtjomë se kualifikimin për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, Barcelona e udhëhequr nga tekniku Xavi e siguroi pasi arriti të fitonte edicionin 2022-2023, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga. /i.m /abcnews.al