Madonna lë spitalin, çfarë thonë mjekët për shëndetin e këngëtares

schedule09:44 - 30 Qershor, 2023

schedule 09:44 - 30 Qershor, 2023

Madonna mund të ketë dalë nga spitali ku u trajtua pas një infeksioni bakteria, megjithatë raportimet në anën tjetër të Atlantikut po shtojnë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të këngëtares 64-vjeçare.

Madonna, e cila u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi u shtrua në ICU, po “vjell vazhdimisht” dhe vazhdon të qendrojë e shtrirë në shtrat pasi nuk është ende e qartë se çfarë lloj infeksioni bakterial ka marrë.

Sipas burimeve, këngëtarja filloi të vjellat të shtunën, kur u shfaqën simptomat që detyruan mjekët të vendosin ta shtrojnë atë në ICU.

Në të njëjtën kohë, informacione të tjera të cituara nga Page Si, Madonna kishte ethe për një muaj para shtrimit në spital. Siç thuhet në publikim, gjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja 64-vjeçare ka pasur simptoma, të cilat duket se nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur.

Sipas të njëjtit raport, Madonna nuk kërkoi asnjëherë këshillën dhe diagnozën e mjekut, sepse ishte fokusuar në provat për turneun “Celebration”, i cili është shtyrë pas problemeve të saj me shëndetin.

Mjekët që trajtuan Madonën thonë se kjo temperaturë e ulët, por e vazhdueshme ishte një shenjë e infeksionit, i cili me kalimin e kohës bëhej gjithnjë e më i keq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!