Sarandë/ Kishte “sistemuar” 33 emigrantë në kamionçinë, vihet në pranga 28-vjeçari

schedule13:16 - 29 Qershor, 2023

schedule 13:16 - 29 Qershor, 2023

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi është kapur duke transportuar me një kamionçinë 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së kundrejt pagesës.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!