Zbulohet pas 30 vitesh vrasësi serial

schedule17:51 - 19 Shtator, 2019

schedule 17:51 - 19 Shtator, 2019

Autoritetet në Korenë e Jugut besojnë se kanë zgjidhur çështjen e një vrasësi serial, i cili përdhunoi dhe vrau 10 femra rreth 30 vjet më parë.

Sipas testeve të ADN-së, të paktën tre prej vrasjeve lidhen me një 56-vjeçar të quajtur Lee Chun-jae. I dyshuari është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për shkak se përdhunoi dhe vrau motrën në vitin 1994.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për vrasjet e 7 femrave të tjera. Viktimat ishin adoleshente dhe gra deri në moshën 70-vjeçare.

Policia hetoi rreth 21.000 persona dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të më shumë se 20.000 të tjerëve, por pa sukses. Viktimat, sipas të përditshmeve koreane, ishin mbytur me çorape.

Ngjarjet e asaj kohe ishin frymëzim i krijimit të Memories of Murder (Kujtimet e vrasjes), i cili është një prej filmave më të suksesshëm në Korenë e Jugut.

/abcnews.al