Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje/ Shpërthimi me tritol në Shkodër, garazhi në pronësi të biznesmenit. Çfarë deklaroi në Polici

schedule11:02 - 29 Qershor, 2023

schedule 11:02 - 29 Qershor, 2023

SHKODËR- Një sasi tritoli ka shpërthyer në garazhin e shtëpisë së një biznesmeni në qytetin e Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, thotë se lënda eksplozive është vendosur në garazhin e banesës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Garazhi është në pronësi të biznesmenit Agim Uraj.



Ky i fundit ka një kompleks dyqanesh me hyrje të Shkodrës, ambinte këto, të cilat i ka dhënë me qira. Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve.

Në dëshminë e tij në polici, biznesmeni ka deklaruar se nuk ka një emër, tek i cili dyshon për vënien e lëndës shpërthyese./n.m. abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!