Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio, ku si pasojë ka humbur jetën një foshnjë 7-muajshe. Një 23-vjeçar ka rrëmbyer foshnjën, pasi kishte kërcënuar partneren e tij.
Nëna e foshnjës ka telefonuar e frikësuar autoritetet dhe i ka njoftuar se 23-vjeçari me të cilin ajo kishte lidhje kishte rrëmbyer fëmijën. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka pikasur një makinë të verdhë të autorit dhe ka nisur ta ndjekë atë.
I riu po lëvizte me shpejtësi marramendëse në një zonë urbane dhe humbi kontrollin e mjetit të tij, i cili u përplas me një shtëpi. Autori dyshohet se telefonoi nënën e foshnjës dhe i tha se do të vriste foshnjën dhe do të vriste veten.
Policia tha se kur kontrolluan makinën gjetën një armë si dhe dy gëzhoja. Foshnja thuhet se vdiq nga plagët e marra, ndërsa burri është në gjendje kritike.
/abcnews.al