TIRANË- Gjykata e Posaçme pritet të japë vlerësimin për masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar, të cilët vepronin si grup kriminal në trafikun e lëndëve narkotike nga Siria e Turqia, e më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se hetimet për këtë grup kanë nisur në vitin 2020, ndërsa prokuroria thotë se ka dokumentuar me prova e fakte veprimtarinë e paligjshme të këtyre peronave.
“Rolet e personave dhe mënyra si kryhej transportimi i lëndëve narkotike është dokumentuar nga përgjimet dhe vëzhgimet ambientale, por edhe nga përcjellja e informacioneve nga pala italiane. Ata e siguronin lëndën narkotike nga Siria dhe Turqia, më pas e sillnin Shquari, e madje drejt Italisë dhe më pas drejte vendeve të tjera në Bashkimin Evropian”, raporton gazetari, ndërsa shtoi se “ata nuk kishin një rol të specifikuar, por merreshin kryesisht me transportimi, trafikimin dhe më pas shitjen e lëndës narkotike”.
Prokurori Vladimir Mara në dalje për mediat ditën e djeshme tha se e “veçanta” e këtij grupi ishte fakti se e transportoinin drogën me kamionë që shpërndanin mallra të ligjshme dhe në brendësi të tyre kishin krijuar vende të posaçme për të fshehur drogën.
Ai tha se fshehja bëhej në vende, që nuk zbuloheshin dot as nga skenaerat nëpër pikat doganore apo porte.
“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai./ n.m.abcnews.al