Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fshihej në vende të posaçme”, zbardhet skema si shpërndahej lënda narkotike. Roli që kishte polici kufitar në Shkodër

schedule13:55 - 27 Qershor, 2023

schedule 13:55 - 27 Qershor, 2023

TIRANË- Ditën e sotme u mësua se SPAK ka lëshuar 20 urdhër-arreste, për persona pjesë të një grupi strukturuar kriminal në trafikun e drogës, nga të cilët deri më tani janë ekzekutuar vetëm 14.

Prokurori Vladimir Mara tregoi metodën, që ky grup përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ai tha se lënda narkotike fshihej nëpër kamionë, të cilët shpërndanin mallra të ligjshme dhe fshehja e saj bëhej në vende enkas që nuk kapeshin as nga skanerat.

“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai.



Prokurori tha se në këtë grup bënte pjesë edhe një punonjës i Policisë kufitare në Shkodër. Gjatë konferencës për mediat, prokurori zbuloi edhe rolin që luante ai dhe nga kush u korruptua.

“Punonjësi i policisë, gjatë një operacioni, punonte në drejtorinë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga njëri nga trafikantët”, tha ai./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!