“Moska nuk po sulmon infrastrukturën civile”, tha një deputet rus për Sky News.
Duke folur pas një sulmi vdekjeprurës në një restorant picash në Kramatorsk mbrëmë, Evgeny Popov këmbënguli se trupat rusë goditën infrastrukturën ushtarake në qytet.
“Unë nuk kam informacion të mjaftueshëm për këtë rast por ushtria ruse nuk po sulmon infrastrukturën civile dhe një raketë ruse ka sulmuar një pjesë të infrastrukturës ushtarake në Kramatorsk,” tha ai.
Ai e përsëriti pretendimin disa here, duke këmbëngulur se Rusia kishte shënjestruar objektivat ushtarake.
“Ne po sulmojmë njëri-tjetrin çdo ditë në fushën e betejës në disa territore të tjera dhe sigurisht që fatkeqësisht civilë mund të vriten në këtë luftë në Rusi, në Ukrainë dhe në territore të tjera”, shtoi ai.
/abcnews.al