Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky është trajneri që Ronaldo kërkon te AL-Nassr

schedule19:48 - 27 Qershor, 2023

schedule 19:48 - 27 Qershor, 2023

Duket sikur Cristiano Ronaldo nuk gënjeu kur tha se liga e Arabisë Saudite dëshiron të jetë një nga më të mirat në botë.

Dhe ashtu siç po tërheqin disa nga futbollistët më të mirë në botë, ata duan edhe trajnerët më të mirë.

Sipas Globo, Cristiano Ronaldo dëshiron që trajneri portugez Luis Castro të marrë drejtimin e Al-Nassr.

Luis Castro, 61 vjeç, aktualisht drejton Botafogon në Brazil pasi ata janë në krye të ligës pas 12 ndeshjeve.

Më parë, Castro ka punuar me një mori skuadrash të tjera të Amerikës së Jugut, Al-Duhali në Katar dhe Shakhtar Donetsk në Ukrainë.

Në fillim të këtij viti, Castro ishte i lidhur stolin e Everton. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!