Kuvendi rrëzoi edhe dy dekretet e tjera të Ilir Metës, duke mos pranuar vërejtjet presidenciale për ndryshimet në Kodin Penal si dhe në Ligjin për Akademinë e Shkencave.
Kuvendi rrëzoi dy dekrete të tjera të Ilir Metës. Duke e çuar kështu në 10, numrin e dekreteve presidenciale që marrin kartonë të kuq, brenda një muaji.
Mazhoranca nuk i pranoi vëretjet e Presidentit për ndrysgimet në Kodin Penal.
Dekreti u rrëzua me 85 vota kundër, 11 pro dhe 2 abstenime.
Dekreti i dytë i Presidentit që u rrëzua ishte ai për ligjin e Akademisë së Shkencave, që mori 78 vota kundër, 20 pro dhe 5 abstenim.
Ilir Meta nuk ka kundërshtuar vetëm ligjin për akademinë, por edhe zgjedhjet për kreun e saj, duke mos dekretuar si kryetar Skënder Gjinushin.
/ABC News Albania 24/7