Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” për lirimin e 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në Serbi.
Begaj shprehet se e përshëndet lirimin e 3 policëve dhe uron një kthim sa më të shpejtë dhe efektiv të palëve në tryezën e dialogut.
Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.
Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) June 26, 2023
Postimi i Begajt:
Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.
Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.r.t/abcnews.al