VIDEO/ Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, pamje nga vendi ngjarjes

schedule12:39 - 26 Qershor, 2023

schedule 12:39 - 26 Qershor, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ky dyshohet se ka mbetur  i plagosur në këmbë Tonin Ramaj, 33 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Vlorë, dyshohet për një viktimë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe autorët.

Në pamje shihet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po rrethon zonën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.r.t/abcnews.al