Brexit, kryeministri i Finlandës: Britania ka 12 kohë për të paraqitur planet

schedule08:32 - 19 Shtator, 2019

schedule 08:32 - 19 Shtator, 2019

Boris Johnson ka 12 ditë kohë për të paraqitur planet e tij të Brexit. Lajmi i publikuar nga BBC citon kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Antti Rinne tha që ai dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron ranë dakord që Mbretëria e Bashkuar duhet të propozojë me shkrim planet deri në fund të shtatorit, duke shtuar se në të kundërt “gjithçka mbaron”.

Një burim nga Doëning Street iu përgjigj BBC-së se propozimet britanike do të bëhen “në kohën e duhur”.

Johnson kishte deklaruar më parë se ai besonte se samiti i BE-së në 17 tetor ishte koha dhe vendi i duhur për të gjetur një marrëveshje për divorcin konsensual me Brukselin, por që të ishte i gatshëm për të hequr Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Por ai ka këmbëngulur që Brexit do të ndodhë deri në afatin e 31 tetorit, edhe nëse një marrëveshje nuk është dakorduar.

Kryeministri britanik mendon se bisedimet me Bashkimin Europian po shënojnë progres dhe se Mbretëria e Bashkuar i ka bërë propozimet e saj për sa i përket klauzolës së pikave të ndalimit për Irlandën e Veriut. Klauzolë që për qeverinë e Londrës është e papranueshme. Por Bashkimi Europian këmbëngul se është ende duke i pritur këto propozime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!