Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet votimi në Greqi, fiton sërish Mitsotakis

schedule21:20 - 25 Qershor, 2023

schedule 21:20 - 25 Qershor, 2023

Kyriakos Mitsotakis triumfoi në zgjedhjet parlamentare. Ai fitoi lehtësisht vendin e parë me një përqindje prej më shumë se 22% nga Syriza.

Kryeministri në deklaratën e tij pas fitores theksoi se populli grek i dha një mandat të fortë Demokracisë së Re, duke theksuar se rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fillimin e epokës së stabilitetit.

Më pas Mitsotakis u shpreh se besimi i treguar nga qytetarët do të thotë se ka një borxh ndaj tyre për t’i shërbyer vetë Atdheut.

“Unë do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare dhe do të punoj pa u lodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante.

Sot do ta shijojmë edhe pak fitoren tonë. Gjithsesi, që nesër në mëngjes do të përveshmë mëngët dhe do të nisim përpjekjet për të ndërtuar së bashku një Greqi të fortë, një atdhe me më shumë prosperitet, me më shumë drejtësi për të gjithë.

Faleminderit përsëri për fitoren e shkëlqyer. Nesër lind një ditë edhe më e mirë për të gjithë,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!